Kthehu lart

Qeveria ndan 100 mijë euro për Komisionin e Demarkacionit dhe rastin Dehari

Qeveria ndan 100 mijë euro për Komisionin e Demarkacionit dhe rastin Dehari GazetaExpress

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 49 mijë euro për Komision Shtetëror për Demarkacionin.

Po ashtu, Qeveria në bazë të rekomandimit të Kuvendit ka ndarë 50 mijë euro për ekspertizë jashtë vendit për rastin e Astrit Deharit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se është i interesuar që kjo heshtje të zbardhet. Ai ka bërë të ditur se këto mjete janë ndarë nga fondet e parashikuara.

    Temat:
    Data: 13 Tetor 2017 14:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera