Kthehu lart

Qeveria Haradinaj pozicionohet për Krizën bërthamore në Korenë e Veriut

Qeveria Haradinaj pozicionohet për Krizën bërthamore në Korenë e Veriut GazetaExpress

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, i ka vlerësuar të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore. Qeveria e Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i vlerëson të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore dhe njëkohësisht i cilëson aktivitetet e autoriteteve të Pyongyangut si një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë. Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar se rreshtohet përkrahë botës demokratike në dënimin e çdo aktiviteti të paligjshëm dhe kërcënimit të paqes në botë dhe njëkohësisht bën thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet më të rënda politike e ekonomike.

    Data: 13 Shtator 2017 18:32
    Autori: GazetaExpress
    • 340 mijë të vdekur nga lufta në Siri

      340 mijë të vdekur nga lufta në Siri 0

    Të tjera