Kthehu lart

Putin: Samiti Trump-Kim, shpresë për zgjidhjen e problemeve

Putin: Samiti Trump-Kim, shpresë për zgjidhjen e problemeve GazetaExpress

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se takimi mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, vuri në pah shpresën për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet rrugës paqësore dhe diplomatike, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin u takua me kryetarin e Kryesisë së Kuvendit Popullor të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam, i cili ndodhet në Moskë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror FIFA 2018.

Presidenti rus në fjalimin e tij vlerësoi takimin mes Trump dhe Kim në Singapor.
Ai përshëndeti takimin e dy liderëve. “I vlerësojmë shumë rezultatet e takimit të liderit verikorean Kim Jong-un me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump”, tha Putin.
Sipas tij, takimi ka shmangur një skenar i cili mund të shkaktonte përleshje ushtarake me pasoja të rënda për botën.

“Në sajë të takimit doli në pah shpresa për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet rrugës paqësore dhe diplomatike”, potencoi presidenti rus.

Putin përsëriti ftesën që Kim ta vizitojë Rusinë.

    Data: 14 Qershor 2018 17:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera