Kthehu lart

Punëtorët shëndetësorë me grevë kërkojnë ngritje të pagave

Punëtorët shëndetësorë me grevë kërkojnë ngritje të pagave GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 20:01

Të pakënaqur me vlerësimin që iu bë kur u përcaktua koeficienti me ligjin e ri të pagave, punëtorët shëndetësorë do të hyjnë në grevë.

Këtë vendim thonë ta kenë marrë, meqë durimit i erdhi fundi e kërkesat u injoruan tash e shumë kohë.

Ata përgjegjës e bëjnë edhe Ministrinë e Shëndetësisë e cila sipas tyre, për një kohë të gjatë kishte ndërprerë komunikimin me sindikatën për të rifilluar negociatat vetëm pas kërcënimit për grevë të përgjithshme.

Por në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se punëtorët shëndetësorë duhet të drejtohen në institucionet përkatëse për kërkesat që kanë tash.

Greva që do të mbahet të enjten e javës së ardhshme do të zgjasë 24 orë në të gjitha institucionet publike shëndetësore duke i përjashtuar shërbimet vitale.

Derisa kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve ata thonë se masat do të jenë më radikale nëse qeveritarët nuk ndryshojnë qëndrimin karshi mantelbardhëve.

    Data: 21 Prill 2017 20:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera