Kthehu lart

Pse llapjanët betohen në Kuran? (Video)

Pse llapjanët betohen në Kuran? (Video) GazetaExpress

Betimi në librin e shenjtë të Kuranit nuk është askund më i përhapur se në Podujevë. Qytetarët thonë se kjo tregon se ata u përmbahen rregullave të këtij libri ndërsa që këtë e trashëguan nga të parët e tyre.

‘Moti na ka mbet qashtu trashëgim”, tha një qytetar për Klan Kosovën.

‘Është një libër i shenjtë dhe në të kur përbehet aty edhe gjaqet janë pajtu kur ka bo be në Kuran”, tha një tjetër.

Për një llapjan kjo lloj beje nënkupton vërtetësinë e pakontestuar të fjalëve të thëna.

‘Kur betohet njeri në Kuran dhe në Zot do të thotë ai e ka përfunduar, më s’ka as më ulët as më lart”, theksoi një qytetar tjetër.

Pse llapjanët betohen në Kuran by GazetaExpresscom


Se betimi në librin e shenjtë banorëve të kësaj zone ua lanë paraardhësit po e thotë edhe Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë Imri Llugaliu.

‘Historikisht tregohet kur kanë pasur probleme të mëdha llapjanët dhe s’kanë mujt me e zgjidh ndonjë problem atëherë e kanë marrë Kuranin me bë be në Kuran’, tha ai.

Lugaliu nuk e përjashton mundësinë që ata hasën në këtë fjali gjatë leximit të librit.

Sipas Hoxhës kjo lloj beje nuk është e ndaluar.

    Data: 24 Qershor 2017 21:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera