Kthehu lart

Prokuroria nis hetime, policia demanton QKUK-në për numrin e vdekjeve të dyshimta

Prokuroria nis hetime, policia demanton QKUK-në për numrin e vdekjeve të dyshimta GazetaExpress

Prokuroria e Shtetit tashmë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të fillojë hetimet lidhur me vdekjen e katër pacientëve, të cilët që nga dita e enjte kanë ndërruar jetë në klinikat kirurgjike të QKUK-së. Zyra rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë, ka bërë të ditur për Express se Prokuroria gjatë ditës së djeshme ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të nisë hetimet lidhur me rastet e katër vdekjeve të dyshimta.

Kështu ka bërë të ditur të mërkurën për Express, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë rajonale të Prishtinës. 

“Në drejtorinë rajonale të Policisë në Prishtinë me urdhër të prokurorit po hetohen katër raste të dyshimta të vdekjeve në QKUK”, deklaroi Ahmeti. 

Ndërkohë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pak minuta më parë ka njoftuar se që nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK kanë raportuar për dy raste të vdekjeve të ndodhura pas operacionit. 

“Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar 'dyshimet' e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi. QKUK-ja kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ekipet e inspektorëve të udhëhiqen nga zyrtarët e lartë të këtyre institucioneve raportim të rregullt nga SHSKUK-ja, për hetimet në sfera të tjera. Po ashtu, ekipet kanë izoluar të gjitha pajisjet dhe janë plumbuar të gjitha mostrat, rekomandimet e ekipeve të MSh-së janë që për disa çështje të bëjmë edhe analiza jashtë vendit. 

”Unë kam autorizuar zyrtarët e Ministrisë për të filluar menjëherë këtë. Kam kërkuar nga të gjitha palët, që procesi të jetë transparent për publikun për çdo veprim të ndërmarrë. Po ashtu, ekipet e MSh-së, janë duke monitoruar edhe punën e ekipeve të QKUK-së”, thuhet në komunikatën e këtij institucioni

Të marten rreth orës 16:00 ka ndodhur një tjetër vdekje e cila është është cilësuar si e dyshimtë nga Policia.

“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se bashkëshortja e tij, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë. “Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /G.Hasani/GazetaExprtess/

    Data: 13 Shtator 2017 11:50
    Autori: GazetaExpress
    • Begaj i Nismës po prin në Malishevë

      Begaj i Nismës po prin në Malishevë 0

    Të tjera