Kthehu lart

Prokuroria mbyll hetimet për shefin, Lumezi s’është i sigurt nëse do ta padisë Hasanin

Prokuroria mbyll hetimet për shefin, Lumezi s’është i sigurt nëse do ta padisë Hasanin GazetaExpress

Hetim rekord ka kryer Prokuroria e Shtetit në lidhje me dyshimet për falsifikimin e dosjes së provimit të jurisprudencës të kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. 

Me pak se tri javë i kanë mjaftuar këtij institucioni që të hedhë poshtë dyshimet. Ligjërisht prokurori ka afat dy vite për të kryer hetime. Në raste të jashtëzakonshme ky afat me vendim të gjykatës mund të vazhdohet edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Prokurori i rastit, Kujtim Munishi, i cili është avancuar në pozitë pas ardhjes se Lumezit si kryeprokuror, të martën përmes e-mailit të Prokurorisë së Shtetit ka përcjellë aktvendimin për mbylljen e hetimit dhe të gjitha provat rreth këtij rasti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në aktvendim evidentohet “ngutia” e PSH-së për mbylljen e hetimeve edhe para se të merrnin të gjithë dokumentacionin që mund t'u hynte në punë për këtë hetim. Kësisoj PSH-ja nuk ka pritur fare dokumentacionin nga OSBE-ja.

“Me datën 03.11.2017 kemi dorëzuar një kërkesë në OSBE, ku kemi kërkuar dosjet për rekrutimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në periudhën 1999-2000 por nuk kemi marrë përgjigje”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin dërguar medieve.

    Data: 15 Nentor 2017 07:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera