Kthehu lart

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që dyshohet se vrau gruan në Skenderaj

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që dyshohet se vrau gruan në Skenderaj GazetaExpress

Dy ditë pas rastit të vrasjes që ndodhi në Radishevë të Skenderajt, në Gjykatën e Mitrovicës është mbajtur seanca, ku prokurorja e rastit ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Une kam kërkuar paraburgimin sepse ka arsye të fortë për këtë masë pasi që i dyshuari ka vrarë një person dhe ka plagosur dy të tjerë”, tha prokurorja Zejnie Kela për kallxo.com.

Prokurorja tregoi se tashmë ka përfunduar seanca dhe se ende nuk e di se çfarë ka vendosur Gjykata.

“Sapo ka përfunduar seanca. Nuk e di ende çka ka vendosur Gjykata. Po e presim vendimin”, shtoi Kela.

Të premten, Policia e Skenderajt ka arrestuar personin me inicialet Xh.T., i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes me armë zjarri në Radishevë të Skenderajt, ku viktimë ishte bashkëshortja e tij F.T.

Po ashtu, Xh.T. dyshohet se është autor i plagosjes edhe të baxhanakut të tij, D.S. dhe të bashkëshortes së këtij të fundit, F.S.

    Data: 10 Dhjetor 2017 22:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera