Kthehu lart

Prodekani Mekolli ka parë çfarë ndodhi mes profesorëve Behluli e Nimani, por refuzon të tregojë

Prodekani Mekolli ka parë çfarë ndodhi mes profesorëve Behluli e Nimani, por refuzon të tregojë GazetaExpress

Prodekani i Fakulteteve të Arteve në Prishtinë, Basri Mekolli ka pranuar se sot ka ndodhur një sulm mes profesorësh, pikërisht në zyrën e tij.

Mekolli ka qenë i pranishëm dhe ka parë gjithçka çfarë ka ndodhur mes profesorëve, Mehmet Behluli dhe Alban Nimani. Por, ndonëse kishte parë gjithçka, Mekolli refuzon të japë detaje më shumë lidhur me këtë rast.

“Ky rast tashmë është lajmërua në stacionin policor dhe nuk kam çka të deklarohem më tepër”, tha Mekolli për Gazetën Express.

Sot gjatë ditës, profesori dhe këngëtari Alban Nimani përmes një reagimi në Facebook kishte treguar se u sulmua me grushte nga kolegu i tij, profesor Mehmet Behluli.

“Nuk e di, nuk ka pasur ndonjë arsye, vetëm se jam futur në zyrën e prodekanit kemi pasur një takim, ai ka qenë brenda me prodekanin dhe bërtiti pa asnjë arsye dil jashtë, mbylle derën në një takim me prodekanin, ai filloi të bërtiste, dil jashtë, unë i thash që nuk ka nevojë me ngrit zërin dhe pastaj sulmoi me grushte “, deklaroi Nimani.

Por krejt këtë incident po e mohon profesori Mehmet Behluli.

“Po rren Albani nuk po di çka me thonë tjetër. Unë kam qenë në zyre me prodekanin duke bërë një bisedë rreth mbarëvajtjes së mësimit, ai ka dashtë me hy brenda, prodekani i ka thënë të mos hyjë në zyre, unë kam shkua me mbyll derën, ai këtë e ka marrë si sulm. Po bëhet rast i panevojshëm. Ai ka hyrë me zor në zyre dhe kështu po mbrohet, nuk kam pas ndërmend as me akuzua, ai është frikësua dhe e ka bërë këtë të madhe”, deklaroi profesori Behluli.

Sulmin e ndodhur në Fakultetin e Arteve në Prishtinë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës./Gazeta Express/

    Data: 12 Tetor 2017 16:19
    Autori: GazetaExpress
    • Parashikimi i motit për sot

      Parashikimi i motit për sot 0

    Të tjera