Kthehu lart

Presidenti Thaçi promovon librin e tij në Londër

Presidenti Thaçi promovon librin e tij në Londër GazetaExpress

Presidenti Hashim Thaçi ka promovuar në Londër librin e tij të titulluar “Neë State, Modern Stateman”.

Në promovimin e librit të cilin ia kanë shkruar autorët anglezë  Roger Boys dhe Suzy Jagger, Thaçi ka shkruar se kanë marrë pjesë akademikë, historianë, diplomatë e gazetarë të respektuar.

“Në praninë e një publiku të respektuar, ku merrnin pjesë akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë, sot në Londër u promovua libri ‘Neë State, Modern Stateman’ i shkruar nga Roger Boys dhe Suzy Jagger. Para të pranishmëve për librin diskutuan autorët, ndërkaq me një fjalë rasti më nderoi ish sekretari i NATO-s, lordi George Robertson”, ka shkruar Thaçi.


    Data: 13 Mars 2018 18:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera