Kthehu lart

Presidenti i Katalonjës: Ky është sulmi më i rëndë ndaj ndesh që prej diktaturës së Gjeneral Frankos

Presidenti i Katalonjës: Ky është sulmi më i rëndë ndaj ndesh që prej diktaturës së Gjeneral Frankos  GazetaExpress

Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka thënë se Katalonja nuk do ta pranojë planin e Madridit për sundim të drejtpërdrejt.

Ai e ka përshkruar planin e Madridit si sulmin me të rëndë ndaj institucioneve të Katalonjës që prej diktaturës së Gjeneralit Franko në vitet 1939-1975, nën udhëheqjen e së cilit ishte shpërbërë autonomia e Katalonjës, transmeton Express.

Planet e kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, përfshijnë rrëzimin nga pushteti të liderëve të Katalonjës dhe kufizime në Parlamentin e saj.

Për këtë, Puigdemont ka theksuar se Qeveria e Spanjës po vepron kundër vullnetit demokratik të katalanëve duke i refuzuar të gjitha ofertat për dialog.

Ai ka shtuar se do ta thërrasë një seancë në Parlamentin e Katalonjës për të debatuar rreth përgjigjes ndaj planeve të Rajoy.

Duke iu adresuar qytetarëve evropianë në gjuhë angleze, ai tha se vlerat themelore të BE-së janë në rrezik në Katalonjë.

Çfarë po planifikon Qeveria e Spanjës?

Rajoy ka thënë se e ka aktivizuar Artikullin 155 të Kushtetutës së Spanjës, i cili mundëson vendosjen e sundimit direkt në rast krize në cilindo rajon autonom të vendit.

Duke folur pas takimit urgjent të kabinetit, Rajoy nuk e shpërbeu Parlamentin e Katalonjës, por i shpalosi planet për zgjedhje.

Ai insistoi se masat që do t’i ndërmarrë nuk do ta suspendojnë vetëqeverisjen e Katalonjës. Plani, sipas tij, është t’i përjashtojë ata persona që e kanë “vënë vetëqeverisjen jashtë ligjit dhe kushtetutës”. /Express/   

    Data: 22 Tetor 2017 11:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera