Kthehu lart

Policia po interviston personat që po shoqëroheshin me sulmuesin e gazetarit Kajtazi

Policia po interviston personat që po shoqëroheshin me sulmuesin e gazetarit Kajtazi  GazetaExpress

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, rreth 10 minuta pas ngjarjes nga e cila kryeredaktori i "Insajderit" mbeti i përgjakur në fytyrë.

Pjesëtarët e Policisë aktualisht janë duke e intervistuar gazetarin Kajtazi, raporton Gazeta Express. 

Po ashtu, njoftohet se po interviston edhe personat të cilët kanë qenë bashkë, në të njëjtën tryezë, me sulmuesin e Kajtazit, në momentin kur ka ndodhur sulmi. 

Vehbi Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express. 

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. /GazetaExpress/. 


    Data: 13 Tetor 2017 14:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera