Kthehu lart

Policia konfirmon shpërthimin në veri, jep detaje për rastin

Policia konfirmon shpërthimin në veri, jep detaje për rastin GazetaExpress

Në shpërthimin që ka ndodhur sot në restorantin “Simonida” në veri të Kosovës nuk ka të lënduar.

Restoranti gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq dhe afër tij është një pompë e benzinës.

Mësohet se nga incidenti nuk ka të lënduar veç dëmeve tmateriale brenda restorantit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka thënë për KosovaPress se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, përveç disa dëmeve të vogla materiale.

Hoti bëri të ditur se me gjasë shpërthimi ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme, por është raportuar se ka ndodhur në orën 20:40. Policia është duke hetuar përse rasti është raportuar me vonesë.


    Data: 21 Prill 2018 22:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera