Kthehu lart

Policia hasë në një orgji homoseksualësh në Pejë

Policia hasë në një orgji homoseksualësh në Pejë GazetaExpress

Është një prej atyre ngjarjeve të mëdha për qytetet e vogla të Kosovës. Policia aksidentalisht ka rastisur në një orgji homoseksualësh në qytetin e Pejës. Tashmë për ngjarjen po flet i gjithë qyteti perëndimor, i cili deri më sot nuk është shquar për “aktivitete” të tilla.

Burime të Gazetës Express thonë se policia në Pejë, javën e kaluar, është lajmëruar nga banorët që dyshonin se tek vendi i quajtur “te Soliteri” po zhvillohej një aktivitet narkomanësh, por që doli të jetë krejt diçka tjetër.

“Ne kemi menduar fillimisht se bëhet fjalë për një tubim ku po konsumohen lëndë narkotike. Por kur kemi shkuar aty kemi hasur në diçka tjetër”, ka treguar një oficer policie në kushte anonimiteti për Gazetën Express.

Por aty, sipas tij, po zhvillohej një orgji seksuale mes meshkujsh.

Gazeta merr vesh se në atë vend kanë qenë disa emratë njohur të këtij qyteti; këngëtarë, regjisorë dhe biznesmenë (emrat e njohur për redaksinë)

Por, zyrtarisht për këtë ngjarje nuk ka dashur të flasë askush në policinë e Kosovës, meqenëse ngjarja nuk është shënuar në regjistrat zyrtar.

Ndryshe, Gazeta Express nuk e paragjykon këtë zhvillim, mirëpo ne po raportojmë për shkak se kjo përbën lajm për vende të vogla si ky i yni.

Vendi ynë vazhdimisht merr vërjetje nga Komisioni Europian – më i freskët është raporti i progresit që u publikua sot – për të drejtat e komunitetit LGBT. Në rapor thuhet se ka kërcënime të vazhdueshme ndaj komunitetit LGBT.

Në këtë sens duhet parë edhe rrjedhja nga policia e informatave dhe posaçërisht emrave të pjesëmarrësve në këtë ndejë te Soliteri në Pejë.

    Data: 08 Tetor 2014 18:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera