Kthehu lart

Po planifikonte të hidhte veten në erë, Italia dëbon 22-vjeçaren terroriste

Po planifikonte të hidhte veten në erë, Italia dëbon 22-vjeçaren terroriste GazetaExpress E mërkurë, 15 Nentor 2017 06:59

Një vajzë 22-vjeçare në Milan të italisë është ndaluar nga policia pasi rrezikonte të kryente sulme terroriste. Prej disa kohësh ajo kishte nisur një kurs radikalizmi dhe synonte të shkonte në territoret e kontrolluara nga ISIS për të dhënë kontributin e saj në xhihad.

Fatma Ashraf Shaëky Fahmy, ka lindur në Giza në vitin 1995, ndërsa banonte në lagjen Gratosoglio me prindërit e saj dhe tre vëllezër të vegjël.

Policia arriti të lokalizonte 22-vjeçaren, e cila po i afrohej gjithnjë e më tepër Radikalizmit Islam. Meqënëse hasi vështirësi në udhëtim drej vendeve xhihadiste, ajo kishte pranuar të kryente sulme në Itali, përfshirë edhe ato kamikaze. Bisedat e vajzës janë zbuluar nga policia me një grup të quajtur Umm-Jlaybib.

Fatma prej kohësh ishte mbuluar me ferexhe, dhe vetëm sytë mbante jashtë. Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë urdhrin e menjëhershëm për dëbimin e vajzës nga Italia.

    Data: 15 Nentor 2017 06:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera