Kthehu lart

"Po na sulmojnë!" Rusët tmerrohen nga "anija" aliene që ndriçon qiellin e natës (Video)

"Po na sulmojnë!" Rusët tmerrohen nga "anija" aliene që ndriçon qiellin e natës (Video) GazetaExpress

Qindra qytetarë rusë janë trembur për vdekje duke menduar se "po sulmoheshin nga të huajt", pasi një objekt i zjarrtë kaloi zhurmshëm në qiellin e natës.

Në një video tronditëse të publikuar nga “The Mirror”, njerëzit mund të dëgjohen duke bërtitur ndërkohë që objekti fluturon mbi kokat e tyre.

Pamjet u kapën mbi qytetin rus të Krasnodar nga Alexander Sindetsky, shkruan Syri.net. Ndërsa, ndjek UFO-n përmes qiellit të zi, ai dëgjohet te bërtet: “Po na sulmojnë!"

Njerëzit përreth tij lëshojnë britma frikë dhe habie, ndërkohë që objekti misterioz shkon drejt urës së qytetit.

Sipas dëshmitarëve ai duket se u nda në 3 pjesë, ra ngadalë dhe pastaj u zhduk. 

    Data: 13 Shtator 2017 13:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera