Pica napolitane shpallet pasuri kulturore botërore nga UNESCO

Arti i përgatitjes së picave napolitane shpallet pasuri kulturore botërore e UNESCO-s. Konfirmimi vjen nga autoritetet e Romës.

GazetaExpress

Zyrtarët theksojnë se biznesi i picerisë gjeneron një shumë të ardhurash prej 12 miliardë eurosh në Itali. 

Të punësuarit në këtë sektor janë 100 mijë me kohë të plotë dhe 50 mijë me kohët të pjesshme në fundjave. 

Çdo ditë vetëm në Itali, sipas zyrtarëve italianë përgatiten rreth 5 milionë pica nga 63 mijë piceri, lokale dhe transporti në shtëpi, përcjell GSh.

Organizata e OKB-së në këtë mënyrë ka shpërblyer punën e gjatë të autoriteteve italiane që nga viti 2009 për përgatitjen e dosjeve për kandidaturën, së bashku me mbështetjen e shoqatës së picajoleve të komunës së Kampanias.

Të tjera

Lajmet e fundit