Kthehu lart

Përurorhet biblioteka e shkollës “Gjon Buzuku” në Prizren

Përurorhet biblioteka e shkollës “Gjon Buzuku” në Prizren GazetaExpress

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi sot ka marrë pjesë në ceremoninë e pavarësimit të paraleles së ndarë të shkollës së mesme të lartë “Gjon Buzuku” të Prizrenit në fshatin Romajë të Hasit, me ç’rast është përuruar edhe biblioteka e kësaj shkolle.

“I urova banorët e kësaj ane për pavarësimin e shkollës ku ndjekin mësimet rreth 300 nxënës (rreth 150 prej të cilëve vajza). Ndihem jashtëzakonisht mirë që kam pasur rastin të mbështes pavarësimin e këtij institucioni arsimor, për të cilin kërkesën e ka bërë Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren.

Këtë vendim e kemi mbështur në shumë argumente që i ka ofruar DKA në këtë komunë, si dhe duke marrë parasysh edhe interesimin e prindërve dhe komunitetit në përgjithësi që kjo shkollë të pavarësohet.

Përveç numrit të madh të nxënësve në këtë shkollë, vendimi është marrë duke pasur parasysh edhe faktorë të tjerë, një prej të cilëve është edhe distanca gjeografike mes Prizrenit dhe Romajës, e po ashtu faktin se si institucion i pavarur, kjo shkollë do të menaxhohet shumë më lehtë.

Sistemi i arsimit mund të zhvillohet në nivel shumë më të lartë duke pasur mbështetje më të gjerë të akterëve që do të ndihmojnë në këtë drejtim. Të gjithë së bashku do të mund të ofrojmë një arsim më të mirë në Kosovë, duke ofruar kështu më shumë mundësi dhe lehtësira për shkollimin e të rinjve tanë kudo.

Me këtë rast, përmenda edhe fuqizimin e rolit të prindërve në menaxhimin e shkollave.

Së bashku me mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe përgjegjësit komunal të arsimit, përuruam edhe bibiotekën e shkollës, e cila është mbështetur nga intelektualë dhe mësimdhënës të kësaj ane dhe organizata joqeveritare ETEA”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij zyrtar në Facebook.




    Data: 12 Qershor 2018 18:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera