Kthehu lart

Përplaset autobusi, 18 nxënës humbin jetën në Afrikën e Jugut

Përplaset autobusi, 18 nxënës humbin jetën në Afrikën e Jugut GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 21:11

Të paktën 18 fëmijë dhe dy të rritur kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një autobusi shkolle me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në provincën Mpumalanga të Afrikës Jugore.

Autobusi, pasi është përplasur me kamionin ka shpërthyer në flakë, duke i marrë jetën nxënësve të shkollës.

Shërbimet e emergjencës kanë mundësuar të shpëtojnë shtatë fëmijë.


Zyrtarët e arsimit e kanë quajtur ditën e sotme si një “ditë të zezë” për sistemin arsimor.


Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që u mori jetën 20 personave.


    Data: 21 Prill 2017 21:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera