Kthehu lart

Përkeqësohet gjendja e të helmuarve dje në Mitrovicë, disa nisen drejt QKUK-së

Përkeqësohet gjendja e të helmuarve dje në Mitrovicë, disa nisen drejt QKUK-së GazetaExpress

116 raste me simptoma të helmimit kanë kërkuar dje ndihmë në Spitalin e Mitrovicës. Këtë e ka konfirmuar Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, “dr. Sami Haxhibeqiri”, janë paraqitur disa persona të dyshuar si raste të helmimit. 116 persona, kryesisht të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës”, thuhet në një komunikatë për media.

Shumica e rasteve janë liruar nga Spitali i Mitrovicës pasi kanë marrë tretman mjekësor.
Ndërkohë, 16 raste të helmimit të cilët janë trajtuar në spital u është keqësuar sot gjendja.

Prej tyre 8 janë dërguar në Klinikën Infektive në QKUK për shkak se në Spitalin e Mitrovicës punon vetëm një infektologe dhe ajo është në pushim vjetor.
Disa prindër i kanë thënë ekipit të KTV-së se fëmijët e tyre, nxënës kishin konsumuar ushqim në qytet.

    Data: 14 Shtator 2017 12:42
    Autori: GazetaExpress
    • BE me masa të reja kundër krimit kibernetik

      BE me masa të reja kundër krimit kibernetik 0

    Të tjera