Kthehu lart

Pentagoni, i gatshëm të reagojë ndaj çdo provokimi të Koresë së Veriut

Pentagoni, i gatshëm të reagojë ndaj çdo provokimi të Koresë së Veriut GazetaExpress

Pentagoni është i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo provokimi të Koresë së Veriut pas anulimit nga ana e presidentit Donald Trump të samitit të shumëpritur me liderin koreano-verior, Kim Jong Un.

”Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme”, u shpreh në deklaratën për shtyp gjenerali, Kenneth McKenzie, një zyrtar i lartë i Shtabit të Përgjithshëm amerikan. Nëse do të ketë provokime nga ana e Koresë së Veriut është e sigurtë që në bashkëpunim me alaetët tanë dhe partnerët në rajon ne do të jemi gati.

Gjenerali McKenzie është treguar i vetëpërmbajtur për rrezikun e parashtruar nga anulimi i këtij samiti, i cili kishte si qëllim për t’i hapur rrugën denuklearizimit të gadishullit korean, përcjell Atsh.

”Ne do të mbajmë një shkallë shumë të lartë gadishmërie kundrejt Koresë së Veriut, por nuk është një shkallë e rritur vigjilence”, shtoi ai.

    Data: 24 Maj 2018 22:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera