Kthehu lart

PDK’ja lë jashtë listës ish deputetin me aktakuzë

PDK’ja lë jashtë listës ish deputetin me aktakuzë GazetaExpress E shtune, 20 Maj 2017 01:50

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka lënë jashtë listës për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Shukri Buja

Buja, i cili është pjesë përbërëse e PDK-së prej shumë vitesh, është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë për shkak se ka një aktakuzë të ngritur.

Në muajin shkurt të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” ndaj Bujës. Aktakuza ka të bëjë me keqpërdorime të Bujës nga koha kur mbante postin e kryetarit të Komunës së Lipjanit.

Zyra e BE-së në Kosovë u ka bërë thirrje gjatë kësaj jave parive politike që të mos përfshijnë në listat për deputetë, njerëz që kanë aktakuza të ngritura. /Insajderi.com

 

    Data: 20 Maj 2017 01:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera