Kthehu lart

Pasagjeri sheh motorin e avionit teksa shkatërrohet, por bën shaka me këtë fotografi

Pasagjeri sheh motorin e avionit teksa shkatërrohet, por bën shaka me këtë fotografi GazetaExpress

Pasagjerët përjetuan tmerr kur njëri motor i një avioni që po fluturonte drejt Hawaiit u dëmtua dhe pilotët u detyruan të bënin ulje emergjente

Fluturimi 1175 i United Airlines u ul në mënyrë të jashtëzakonshme në Honolulu pas nisjes nga San Francisco. Pasagjeri Erik Haddad, publikoi në rrjetet sociale një fotografi duke bërë shaka me situatën emergjente.

Edhe pse në avion dominonte frika, inxhinieri i Google postoi këtë fotografi ku thoshte që në manualin e sigurisë në bord nuk jepen udhëzime për situata kur dëmtohet motori i avionit.

Siç shihet në fotografi, mbështjellëi i motorit kishte rënë komplet duke e ekspozuar mekanizmin e brendshëm, ndërkohë që një fotografi tjetër tregon momentin e aterimit të avionit. 

    Data: 14 Shkurt 2018 09:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera