Kthehu lart

Pas skandalit të mishit nga Belgjika, reagon ashpër Klubi i Prodhuesve të Kosovës

Pas skandalit të mishit nga Belgjika, reagon ashpër Klubi i Prodhuesve të Kosovës GazetaExpress

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka reaguar ashpër lidhur me rrezikun e moskontrollimit të produkteve ushqimore të cilat importohen në vendin tonë. Ky klub u ka bërë thirrje të gjithë autoriteteve dhe institucioneve të shtetit, siç është Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë së Kosovës, që të shtojnë kujdesin në kontrollin e produkteve ushqimore të importuara në Kosovë

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka reaguar ashpër lidhur me rrezikun e moskontrollimit të produkteve ushqimore, të cilat importohen në vendin tonë. Ky klub ju ka bërë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve të shtetit, siç është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që të shtojnë kujdesin në kontrollin e produkteve ushqimore të importuara në Kosovë.

Sipas këtij klubi, rasti i fundit i skandalit të mishit të importuar nga Belgjika në Kosovë tregon qartë që produktet e importit lejohen të hyjnë në vendin tonë me cilësi të dyshimtë duke mos zbatuar dhe respektuar standardet e kërkuara.

Në një komunikatë dërguar medieve, Klubi i Prodhuesve ka vlerësuar se trajtimi jo i duhur i produkteve të importuara jo vetëm që vë në rrezik mirëqenien dhe jetën e qytetarëve, mirëpo shkel edhe të gjitha parimet e konkurrencës në treg.

“Njëkohësisht, KPK i inkurajon dhe i fton të gjithë qytetarët që të konsumojnë më shumë produkte të prodhuara në vendin tonë, sepse prodhuesit Kosovar janë më të kontrolluar dhe shumë më shumë të kujdesshëm në cilësinë e prodhimit të produkteve ushqimore. Produktet e importuara nuk e kanë trajtimin e njëjtë me prodhimet vendore, kontrolli i prodhimeve vendore është më rigoroz dhe cilësia e tyre është e garantuar. Produktet vendore dita ditës po dëshmojnë për kualitetin e tyre dhe prodhuesit vendor sigurojnë të gjithë qytetarët për cilësinë e prodhimeve të tyre”, thuhet në një pjesë të kësaj komunikate.

Tutje po sipas këtij klubi, linjat e prodhimit në vend i plotësojnë të gjitha standardet dhe janë të pajisur me teknologjinë e fundit, ku qytetarët mund të shkojnë që t’i vizitojnë të gjitha kompanitë prodhuese në vend dhe të binden me kushtet e prodhimit.

    Data: 14 Mars 2018 14:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera