Kthehu lart

Parlamenti Evropian nderon gazetaren e vrarë malteze

Parlamenti Evropian nderon gazetaren e vrarë malteze GazetaExpress

Salla ku organizohen konferencat kryesore për shtyp në Parlamentin Evropian në Strasburg u pagëzua sot me emrin e Daphne Caruana Galizia, në nderim të gazetares dhe blogeres malteze kundër korrupsionit, e vrarë më 16 tetor.

“Çdo herë që do të mbahet një konferencë shtypi në këtë sallë, ata që do të dëgjojnë dhe që do të marrin fjalën do të sjellin ndërmend që kjo sallë nënkupton se nuk do të pushojmë së qëni të kujdesshëm përballë ngjarjes që u shënua në Maltë”, deklaroi presidenti i Parlamentit, Antonio Tajani, i cili mbajti një fjalim para portretit të blogeres, në prani të disa qindra gazetarëve dhe deputetëve, dhe familjes së gazetares.

“Ne do të vijojnë të kërkojmë hetim ndërkombëtar”, shtoi Tajani, duke theksuar se sakrifica e kësaj gruaje nuk duhet të jetë e pavlerë.

Ndonjëherë e cilësuar si vetë WikiLeaks, Daphne Caruana Galizia, 53 vjeçe zbuloi disa nga anët më të errëta të politikës malteze, duke shënjestruar kryeministrin laburist, Joseph Muscat dhe së fundmi gjithashtu dhe kreun e opozitës, përcjell Atsh.

Emri i gazetares, makina e së cilës u hodh në erë me eksploziv, është tashmë sinonimi i lirisë së shtypit dhe kurajës”, tha sot në Strasburg sekretari i përgjithshëm i OJQ-së Reporterët pa Kufij, Christophe Deloire.

    Data: 14 Nentor 2017 23:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera