Kthehu lart

Papa më tha perëndia të bëri homoseksual dhe të do ashtu si je

Papa më tha perëndia të bëri homoseksual dhe të do ashtu si je GazetaExpress

Juan Carlos Kruz, i mbijetuar i abuzimit seksual klerik ka thënë se Papa Françesku i tha atij se Perëndia e kishte bërë atë homoseksual dhe e do atë ashtu si është.

Me sa duket këto janë komentet më të habitshme për homoseksualitetin që do të thuheshin ndonjëherë nga kreu i kishës katolike romake.

Cruz, i cili foli privatisht me Papën javën e kaluar rreth abuzimit që ai pësoi në duart e një prej pedofilëve më famëkeq të Kilit, tha se çështja e seksualitetit të tij kishte lindur sepse disa nga peshkopët e vendit latino-amerikan kishin kërkuar ta përshkruanin atë si një shtrembërim pasi ata e akuzuan atë për gënjen në lidhje me abuzimin.

"Ai më tha, Juan Carlos, fakti që je homoseksual, nuk ka rëndësi. Zoti të bëri ty kështu dhe të do ty sido që të jesh.  Papa të pëlqen kështu.

Duhet të jesh I lumtur me atë që  je ", tha Cruz, shkruan The Gurdian, transmeton Gazeta Express

Fernando Karadima, tani 87 vjeç, njeriu që keqtrajtoi Cruz, u gjet fajtor për abuzim nga Vatikani në vitin 2011.

Të gjithë peshkopët kilianë ofruan dorëheqjen e tyre për mbulimin e abuzimit seksual

Nuk është hera e parë që Francis ka një qëndrim të hapur dhe tolerant ndaj homoseksualitetit.

 Pavarësisht se mësimi i kishës katolike se seksi homoseksual - dhe i gjithë seksi jashtë martesës heteroseksuale - është një mëkat.

Në korrik të vitit 2013, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për ekzistencën e një "lobi homoseksual" në Vatikan, Francis tha: "Kush jam unë për të gjykuar?"

Christopher Lamb, korrespondent i Vatikanit për Tablet, tha se komentet ishin të shquara dhe një shenjë e një ndryshimi në qëndrimet që po ndodhin.

"Ai shkon përtej “kush jam unë që të gjykoj?'Për “Ju jeni të dashur nga Perëndia,'" tha Lamb.

"Unë nuk mendoj se ai ka ndryshuar mësimin e kishës, por ai po demonstron një pohim të katolikëve homoseksualë, diçka që ka munguar gjatë viteve në Romë".

Përktheu: Liridona Çeta

    Data: 20 Maj 2018 18:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera