Kthehu lart

Pamje pak para vdekjes: Prostituta tajlandeze hidhet nga ballkoni, pasi kishte “seks ekstravagant” me një ushtar britanik!

Pamje pak para vdekjes: Prostituta tajlandeze hidhet nga ballkoni, pasi kishte “seks ekstravagant” me një ushtar britanik! GazetaExpress

Janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentet e fundit të vajzës tajlandeze i cila kishte rënë për vdekje nga një ballkon, ndërsa dyshohet se kishin ‘seks ekstravagant’ me një ish-ushtar britanik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Wannipa Janhuathon, 26 vjeçe, e cila ishte duke punuar në një bar në vendpushimin e rrezikshëm Pattaya, Tajlandë, për disa muaj duke ndihmuar për të mbështetur familjen e saj që jeton në verilindje të vendit.

Vajza e cila punonte edhe si prostitute thuhet se u gjet e vdekur në orën 5:30 të mëngjesit të së shtunës pas rënies nga një ballkon i katit të pestë, ndërsa dyshohet se kishte seks ‘ekstravagant’ me ish-ushtarin britanik Reece Vella, 25 vjeç, nga Birmingham.

Pamjet tregojnë Wannipan, vetëm disa javë para se të gjente vdekjen – duke bërë Pazar dhe duke u argëtuar me miqtë e saj.

Ajo gjithashtu thuhet se shihet me ushtarin britanik duke shkuar drejt një hoteli rreth orës 3 të natës, vetëm dy orë para se të hidhje nga ballkoni.

Policia ende po heton rrethanat e sakta rreth rënies së saj nga balloni, të vajzës që kishte qëndruar ilegalisht në vend me një vizë të skaduar – duke u përballur deri në dhjetë vjet burg ose me një gjobë prej 200,000 bahtësh (rreth 4,500 funte).

    Data: 10 Janar 2018 06:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera