Palestinezët kundër vizitës së zëvendëspresidentit amerikan

Një kuadro i partisë palestineze Fatah deklaroi sot se zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence nuk është i mirëpritur në Territoret Palestineze, pas vendimit të presidentit Donald Trump që të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

GazetaExpress

Një vizitë e Pence në Izrael dhe në Territoret Palestineze parashikohet në gjysmën e dytë të dhjetorit.

Nga ana tjetër, presidenti palestinez dhe shef i Fatah, Mahmoud Abbas nuk e përmendi vizitën e Pence në reagimin e tij ndaj deklaratës së Trump.

“Zëvendëspresidenti amerikan nuk është i mirëpritur në Palestinë. Presidenti Abbas nuk do e presë për shkak të deklaratës”, theksoi Jibril Rajoub.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë cilësoi sot se “një anulim i mundshëm i takimit mes Mike Pince dhe Abbas do të ishte kundërproduktive”, përcjell Atsh.

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan, i cili do të shkojë gjithashtu në Egjipt ka marrë një rëndësi të veçantë pas njoftimit të Trumë që ka shkaktuar zemërimin e palestinezëve dhe një dënim të gjerë ndërkombëtar.

Të tjera

Lajmet e fundit