Kthehu lart

Pacolli vazhdon aktivitetet formale, takon ambasadoren kroate

Pacolli vazhdon aktivitetet formale, takon ambasadoren kroate GazetaExpress

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanović, kanë zhvilluar takim formal, në të cilin, përfaqësuesja kroate ka uruar Pacollin me rastin e pranimit të detyrave të reja si zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm.

Ambasadorja kroate i ka shprehur Pacollit vazhdimësinë e përkrahjes së fuqishme të shtetit të saj sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës; avancimit të proceseve të integrimit euro-Atlantik, si dhe anëtarësimit në organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Zv.kryeministri e ka njoftuar me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës duke filluar nga përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për të gjithë qytetarët; shtimin e përpjekjeve dhe angazhimeve diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve për shtetësinë e Kosovës si dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fokusimi më i madh në diplomacinë ekonomike. /Express/

    Data: 13 Shtator 2017 15:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera