Kthehu lart

Organizohet konferenca e parë për Ligjin Kibernetik

Organizohet konferenca e parë për Ligjin Kibernetik GazetaExpress

Për herë të parë në Kosovë dhe me gjerë po organizohet konferenca “Cyber Law”, e cila temë kyçe ka Sigurinë kibernetike vështruar nga aspekti ligjor. “Cyber law” është një fushë relativisht e re ligjore, e cila është mjaft sfiduese dhe premtuese për botën moderne. Kjo konferencë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK), Sentry Cyber Security, Universiteti i Prishtinës, SDS dhe mbështetet nga Raiffeisen Bank Kosova, nëpërmjet programit Elevator Lab.

Përmes kësaj konference, e cila mbahet më 5 Maj në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti Juridik), synohet të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me fushën kibernetike, e cila është një fushë mjaft atraktive dhe sfiduese. Ligji kibernetik ose Ligji i internetit, në thelb është një ligj përmes së cilit tentohet që të rregullohet fusha kibernetike dhe ndërlidhja me të gjitha sferat ekonomike e shoqërore. Edhe pse ligjet në lidhje me internetin duhet të definohen e përshtaten në vazhdimësi, kjo është mjaft e vështirë dhe kontributi nga komuniteti është i pashmangshëm.  

Aktiviteti gjithashtu synon të mbledhë në një vend grupet e interesit, përfaqësuesit institucional, akademikë, ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike, përfaqësues të biznesit nga sektori i TIK, sektorit banker, profesorë e studentë.  

Pas konferencës, organizatorët do t’i dorëzojnë Kuvendit të Kosovës një dokument të detajuar me rekomandime, me kërkesën që të njëjtat të merren parasysh nga ligjvënësit në kohën kur vendi të jetësojë një ligj të tillë.

Regjistrohu për të marr pjesë në konferencë KËTU


    Data: 26 Prill 2018 19:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera