Kthehu lart

OPS fiton sërish zgjedhjet studentore në UP

OPS fiton sërish zgjedhjet studentore në UP GazetaExpress

Opinioni i Pavarur Studentor ka fituar sërish zgjedhjet studentore që u mbajtën të martën, me 15 maj 2018, në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”.

Në një garë të ngushtë që u zhvillua mes organizatave studentore në Universitetin e Prishtinës,  sipas rezultateve të para preliminare, fituese e këtyre zgjedhjeve është Opinioni i Pavarur Studentor.

Udhëheqësi dhe themeluesi i Opinionit  të Pavarur Studentor, Adnan Thaçi, tha së fitorja u takon të gjithë studenteve. Thaçi tha se në këto këto zgjedhje humbi politika dhe organizatat të cilat udhëhiqeshin nga disa subjekte politike.

“Në këto zgjedhje nuk  fitoi vetëm OPS, por fituan të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, fitorja u takon atyre që besuan në punën dhe përkushtimin  tonë, dhe e mira e këtyre zgjedhjeve është se kanë humbur partitë politike që kanë mbështetur disa organizata studentore, dhe kanë fituar studentët e Universitetit. Kjo fitore nuk është mbërritja, por është  vazhdimi i fillimit tonë” tha kryetari i OPS-së, Adnan Thaçi. Nga gjithsej nëntë (9) organizata studentore që kandiduan në këto zgjedhje, OPS ka dalë e para me vota në këto zgjedhje.

OPS falënderon të gjithë studentët që i kanë përkrahur dhe i uron ata për fitoren e madhe. Studentët janë ata që kanë qenë gjithmonë pranë dhe kanë qenë gjeneratorë të kësaj fitoreje të përbashkët. Ndryshe OPS ishte fituese e zgjedhjeve edhe në vitin 2016. Tashmë, Opinioni i Pavarur Studentor, është me shumë së një organizatë studentore e cila mund të zgjerohet në koncept dhe në organizim, ku realizimi i të drejtave të studentëve do të jetë bazë e punës tonë.

    Data: 17 Maj 2018 17:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera