Kthehu lart

OKB miraton unanimisht rezolutën, 30 ditë armëpushim në Siri

OKB miraton unanimisht rezolutën, 30 ditë armëpushim në Siri GazetaExpress

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara miratoi sot unanimisht një rezolutë duke kërkuar pa vonesa një armë-pushim 30 ditor në Siri për të dërguar ndihma humanitare për miliona njerëz dhe për të evakuuar të sëmurët rëndë dhe të plagosurit.

Votimi u vonua dy ditë në pritje të mbështetjes së Rusisë, e cila thoshte vazhdimisht se një armëpushim i menjëhershëm nuk ishte i mundur.

Mbështetësit e kërkesës, Kuvjati dhe Suedia e amenduan rezolutën sot në mbrëmje në një përpjekje të momenteve të fundit për të kënaqur Rusinë, duke hequr dorë nga kërkesa që armëpushimi të hyjë në fuqi brenda 72 orësh.

    Data: 24 Shkurt 2018 21:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera