Kthehu lart

Nju-Jorku padit Fondacionin Trump

Nju-Jorku padit Fondacionin Trump GazetaExpress

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Barbara Underwood ka njoftuar të enjten se ka paditur Fonadacionin Trump, Donald Trumpin dhe fëmijët e tij, duke ngritur dyshime për shkelje ligjore “të vazhdueshme”.

Underwood ka thënë se fondacioni ka qenë pjesë e një “koordinimi politik joligjor”, i dizajnuar për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Padia në fjalë synon të shkrijë fondacionin, ka thënë prokurorja.

Në padi janë përmendur edhe emrat e fëmijëve të Trumpit, Ivanka, Erik dhe Donald Trump Junior.

Underwood ka thënë përmes një deklarate, se Trump ka udhëzuar ilegalisht fondacionin e tij për të mbështetur fushatën e tij presidenciale, duke përdorur emrin dhe fondet e bamirësisë për të promovuar fushatën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një postimi në Twitter se demokratët e Nju Jorkut “janë duke bërë gjithçka për të më paditur”.

Në padi thuhet se bamirësia ka paguar 100,000 dollarë për të zgjidhur pretendimet ligjore kundër pushimores, Mar-A-Lago, 158,000 dollarë për të zgjidhur çështjet ligjore kundër një prej klubeve të golfit dhe 10,000 dollarë për të blerjen e një pikture, e cila më pas është vendosur në një nga klubet e golfit të Trumpit, përcjell REL.

Nju Jorku po ashtu ka kërkuar 2.8 milionë dollarë dëmshpërblim dhe që për 10 vjet t’i ndalojë Trumpit drejtimin e ndonjë organizate joqeveritare në këtë vend.

Padia parashah ndalime të njëjta njëvjeçare edhe për tre fëmijët e Trumpit që kanë funksione në këtë fondacion.

    Data: 14 Qershor 2018 18:53
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera