Kthehu lart

Një kosovar arrin të fotografohet me Ivanka Trumpin

Një kosovar arrin të fotografohet me Ivanka Trumpin GazetaExpress

Një kosovar ka arritur të fotografohet me gruan më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara, Ivanka Trump. Bëhet fjalë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vizitoi Amerikën javën e kaluar.

Për dallim prej disa javëve më parë, kur doli jashtë vendit e s'takoi ndonjë udhëheqës të rëndësishëm botëror në Zvicër, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, javën që lamë pas presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shënuar pak përparim.

Numri një i vendit, i cili është bërë gjithnjë e më i izoluar në skenën ndërkombëtare, ka arritur që, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ta takojë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka.

Thaçi ka bërë dy fotografi me Ivanka Trumpin, që punon si këshilltare në Shtëpinë e Bardhë.

Fotografitë janë realizuar teksa që të dy po merrnin pjesë në Lutjet e Mëngjesit, në Uashington, nën patronazhin e presidentit Trump. /Express/

    Data: 12 Shkurt 2018 21:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera