Kthehu lart

Nis seanca, sërish akuza e kundërakuza për buxhetin

Nis seanca, sërish akuza e kundërakuza për buxhetin GazetaExpress

Ka nisur seanca e radhës, e cila si pikë të rendit të ditës ka Shqyrtimin e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Me të nisur seanca edhe sot ka filluar debati rreth mosvotimit të buxhetit për vitin 2018. Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur vullnetin që buxheti të votohet kurdo.

Elmi Reçica tha se nëse nuk votohet sot, ata janë të gatshëm që buxheti të votohet edhe të dielën.

Edhe Ahmet Isufi i AAK-së tha se partia e tyre pranon që të dielën të mbahet seanca për buxhetin.

“Ne jemi këtu për të treguar se ne kur të duam i mbajmë seancat edhe në Kuvend dhe të dalim me sukses”, u shpreh ai.

Të gatshëm për të votuar të dielën buxhetin e 2018-ës është shprehur edhe Bilall Sherifi nga Nisma. 

Ai tha se sikur partnerët e koalicionit, janë të gatshëm të votohet kurdo që kërkohet. /Express/

    Temat:
    Data: 07 Dhjetor 2017 11:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera