Kthehu lart

Nesër nga ora 10 deri në 12 bëhen homazhe në Kuvend për Bajram Rexhepin

Nesër nga ora 10 deri në 12 bëhen homazhe në Kuvend për Bajram Rexhepin GazetaExpress

Arsim Bajrami është caktuar të jetë pjesë e Këshillit për organizimin e ceremonisë mortore të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili vdiq mëngjesin e sotëm në një spital në Turqi.

Siç tregon ai, trupi i pajetë i ish-kryeministrit do të kthehet nesër në mëngjes në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa më pas, prej orës 10 deri në orën 12 do të ketë homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Bajrami ka treguar se Rexhepi do të varroset në orën 16:30 në varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Më pas Bajrami ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e një njeriut të vlerësuar, duke treguar raportet e tij që kishte me kryeministrin e parë të vendit.

Këshilli për organizmin e ceremonisë mortore të Rexhepit do udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë: ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Sokol Havolli, një përfaqësues nga familja, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit.

    Data: 21 Gusht 2017 18:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera