Kthehu lart

‘Në Uashington ka elementë që duan të rrëzojnë Trump’

‘Në Uashington ka elementë që duan të rrëzojnë Trump’ GazetaExpress

Ka njerëz në Uashington që punojnë kundër Presidentit Donald Trump, tha ish drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë Anthony Scaramucci.

Ai ka thënë se ekzistojnë elemente brenda Shtëpisë së Bardhë që po tentojnë ta nxjerrin jashtë presidentin Trump.

Ai ka folur për ABC News për herë të parë qëkur u shkarkua muajin e kaluar pas vetëm 10 ditëve në detyrë.

“Çfarë ndodh në Uashington.. është se presidenti nuk është përfaqësues i klasës së establishmentit politik, prandaj për kushedi çfarë arsyeje, disa persona kanë vendosur ta rrëzojnë atë,” ka thënë ai për ABC News.

    Data: 13 Gusht 2017 18:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera