Kthehu lart

Në këtë qytet të Kosovës femrat martohen në moshën më të re

Në këtë qytet të Kosovës femrat martohen në moshën më të re GazetaExpress

Në Kosovë gjatë vitit 2016 janë bërë mbi 16.000 kurorëzime martesore, qyteti i cili prin me më së shumti femra të martuara është Prizreni.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në Kosovë gjatë vitit 2016 janë martuar mbi 16.000 çifte, e nga këta ka edhe martesa të vajzave nën moshën 18-vjeçare.

Sipas ASK-së, Prizreni është qyteti me më së shumti femra të martuara, nga mosha 16 deri në 19 vjeç, ku janë martuar rreth 125 vajza.

Pas saj vjen, Ferizaj me 70 vajza të martuara, Vushtrria me 66 vajza, dhe Gjakova me 58 vajza.

Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.8 vjeçare. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31.6 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 28.1 vjeçare.
Mosha ideale për t'u martuar, sipas sociologëve, është 25-vjeçare.

    Data: 17 Prill 2018 09:57
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera