Kthehu lart

Në Beograd diskutohet për Procesin e Berlinit pa Kosovën

Në Beograd diskutohet për Procesin e Berlinit pa Kosovën GazetaExpress

Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i është pamundësuar pjesëmarrja në Beograd në kuadër të diskutimeve për Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne nuk kemi pranuar ftesë për të marrë pjesë në këtë Forum. Për pasojë, çdo pyetje në lidhje me të ftuarit, temat e debatit, pengesat eventuale për pjesëmarrësit do të duhej t’i adresoni tek organizatorët”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim në MPJ.

Por, sipas organizatorit të konferencës Forumi për Siguri në Beograd (BSF), ftesa nuk është dërguar në mungesë të një marrëveshjeje zyrtare mes Prishtinës dhe Beogradit, ku Pacolli do të ishte panelist bashkë me ministrat e Jashtëm nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

    Data: 13 Tetor 2017 07:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera