Kthehu lart

Mustafa i ashpër për Istogun: Pse u dashka që serbët, malazezët dhe boshnjakët të vendosin për kryetar

Mustafa i ashpër për Istogun: Pse u dashka që serbët, malazezët dhe boshnjakët të vendosin për kryetar GazetaExpress

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër për komunën e Istogut, rezultati zgjedhor i së cilës u përmbys nga Gani Dreshaj i AAK-së.

Ky i fundit nga votat me postë dhe me kusht mori mbi 700 vota më shumë se Haki Rugova, deri tani kryetar i Istogut.

Por Mustafa duke thënë se me këto 735 vota u bë pazar, pyet se përse serbët, malazezët dhe boshnjakët duhet të vendosin se kush duhet të jetë në krye të Istogut.

“Kush i bëri pazar 735 vota nga Mali i Zi, 374 vota nga Austria, 154 vota nga Sllovenia...?! Nga te vdekurit?

Serbët, malazezët, boshnjakët. po u dashka të vendosin për Kryetar të Istogut, me kontingjente të eksportuara të votave në emër të tyre. Në qoftë se e lejojmë këtë rast, atëherë kjo bëhet dukuri dhe nuk kemi pse të mbajmë zgjedhje në Kosovë, sepse porositë e votave përmes serbëve, do ta deformojnë vullnetin qytetar”, shkruan Mustafa.

    Temat:
    Data: 24 Nentor 2017 10:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera