Kthehu lart

Mustafa bisedon në telefon me Hoyt Yee: Demarkacioni të ratifikohet sa më shpejtë

Mustafa bisedon në telefon me Hoyt Yee: Demarkacioni të ratifikohet sa më shpejtë GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 20:16

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee. Kryeministri Mustafa dhe Yee kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë, duke treguar nevojën për ratifikimin e shpejtë të Demarkacionit me Malin e Zi.

“Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve në vend, duke përfshirë gatishmërinë për partneritet të plotë me SHBA’të dhe NATO’n në procesin e transformimit të FSK’së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës. 

    Data: 21 Prill 2017 20:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera