Kthehu lart

Mosanëtarësimi në INTERPOL e pengon Kosovën në luftën kundër radikalizmit

Mosanëtarësimi në INTERPOL e pengon Kosovën në luftën kundër radikalizmit GazetaExpress

Edhe pse numri i kosovarëve të cilët u bashkohen grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak pothuajse është ndalur, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten ende sfidë për Kosovën dhe duhet të ketë punë të vazhdueshme në këtë drejtim, shkruan sot Koha Ditore.

Një porosi e tillë u dëgjua të mërkurën në Bruksel në Zyrën e përfaqësisë së OKB-së, ku në organizim të Programit të OKB-së për Zhvillim - UNDP u zhvillua konferencë lidhur me këtë temë.

Po aty u tha se Kosova, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka shënuar një sukses të madh në parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, por duhet të vazhdojnë edhe më tej përpjekjet.

    Data: 07 Dhjetor 2017 07:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera