Kthehu lart

Momenti kur makina e shtyp turmën e protestuesve (Pamje të rënda)

Momenti kur makina e shtyp turmën e protestuesve (Pamje të rënda) GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 17:43

Janë publikuar pamje tejet të rënda që shfaqin momentin kur një makinë e shtypë turmën e protestuesve në Charlottesville, Virginia të SHBA-së, duke e vrarë një grua dhe lënduar 19 persona të tjerë.

Kryetari i Charlottesville, Mike Signer, e ka quajtur këtë incident “sulm terrorist me një makinë të përdorur si armë,” transmeton Express.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje teksa protestuesit anti-fashistë u grumbulluan në qendër të Charlottesville për ta kundërshtuar një tubim të supermatistëve të bardhë.

Pamjet shqetësuese i shfaqin njerëzit duke tentuar të ikin teksa makina ngjyrë hiri e llojit “Dodge Challenger” iu vërsul atyre me shpejtësi të lartë, por rruga e ngushtë doli të ishte vdekjeprurëse. Makina e shtypë turmën e protestuesve.

Shoferi, i identifikuar si James Alex Fields nga Ohio, vetëm 20-vjeçar, u arrestua dhe dërgua në paraburgim nga policia dhe tani akuzohet për vrasje të shkallës së dytë për vrasjen e një gruaje 32-vjeçare.

Policia nuk ka publikuar informata rreth motive të shoferit./Express/   


    Data: 13 Gusht 2017 17:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera