Kthehu lart

Mogherini në publikimin e Raportit të Progresit: Përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Kosova ta vazhdojë dialogun

Mogherini në publikimin e Raportit të Progresit: Përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Kosova ta vazhdojë dialogun GazetaExpress

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rekomanduar që Këshilli Europian të hapë negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ndërsa për Kosovën ka thënë se duhet të vazhdohet procesi i dialogut me Serbinë

“Rekomandojmë që Këshilli i Evropës të hapë negociatat për përafrim me Shqipërinë dhe me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, ka thënë Mogherini të martën në publikimin e Raportit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në publikimin e Raportit të Progresit, ajo ka thënë se me Kosovën do të vazhdojnë bashkëpunimin në marrëveshjen e MSA-së si dhe presin respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Ndërsa, për Bosnjën ka rekomanduar të hapet aplikimi për anëtarësim në BE.

“Kolegji sot ka votuar pakon e zgjerimit për vendet e BP dhe Turqinë. Është interes i yni që të kemi paqe dhe stabilitet në vendet në fjalë”, ka thënë Mogherini.

Secili vend dhe partnerë vlerësohet për meritat e veta.

"Ballkani Perëndimor është Evropë", ka thënë ajo, ndërsa ka konfirmuar vizitën e saj në Tiranë dhe në Shkup sot. /Express/

    Data: 17 Prill 2018 15:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera