Kthehu lart

Milimetra nga vdekja, e dehura shpëtohet nga rojet

Milimetra nga vdekja, e dehura shpëtohet nga rojet GazetaExpress

Një grua, e cila mendohet se ka qenë e dehur ka tentuar që të kalojë shinat e trenit, ndërsa pritej që me sekonda të vinte treni.

Ngjarja e filmuar nga kamerat e sigurisë në një stacion treni në Melbourne të Australisë, tregon një grua, e cila në gjendje të dehur tenton të kalojë nga njëri krah në tjetrin përmes shinave të trenit.

Por gjendja e saj nuk e ka favorizuar që të mund të ngjitej vetë në trase, por fatmirësisht në ndihmë të saj kanë vajtur 3 punonjës sigurie që e kanë shpëtuar pak milimetra para se të merrte edhe një goditje nga treni që mund të ishte fatale për të.


    Data: 24 Nentor 2017 22:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera