Kthehu lart

Metodë e re për marrjen e vizës zvicerane, s’ka më radhë të gjata për kosovarët

Metodë e re për marrjen e vizës zvicerane, s’ka më radhë të gjata për kosovarët GazetaExpress

Duke ju referuar njoftimit të fundit të faqes zyrtare të ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, prej muajit shtator të këtij viti para dyerve të kësaj ambasade nuk do të ketë më radhë të gjata të qytetarëve që aplikojnë për viza shengen

Të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë për vizë online (shengen), në shtetet: Zvicër, Liechtenstein, Austri, Francë dhe në shtetet e Benelux-it, prej muajit shtator të këtij viti dokumentet e tyre do t’i dorëzojnë në agjensionin “TLS contact” i cili kryen këtë shërbim tash e sa vite edhe për Britaninë e Madhe.

Ndërkaq, shërbimet për vizë pune (këngëtar dhe valltarë), vizë zyrtare, vizë për vizita mjekësore, martesa, bashkim familjar dhe adoptime, do të kryhen siç kanë qenë më parë në ambasadën e Zvicrës./Zeri.info/.

    Data: 14 Qershor 2018 17:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera