Kthehu lart

Meta flet për Jasharët pas vizitës në Prekaz

Meta flet për Jasharët pas vizitës në Prekaz GazetaExpress

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës në Prekaz e vlerësoi frymëzuese historinë e Adem Jasharit.

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, gjatë vizitës në Prekaz e cilësoi frymëzuese sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Meta në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” foli edhe për ndryshimin që pa nga vizita e mëparshme.

Meta tha se përshtypjet janë shumë të mira, pasi që nga vizita e kaluar ka pasur ndërtime të muzeut siç tha ai mjaft domethënës dhe unik për të gjithë shqiptarët.

Presidenti i Shqipërisë nisi dje vizitën në Kosovë, u nderua me Urdhrin e Pavarësisë nga Presidenti Thaçi dhe doli në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kosovar.

Meta dje u takua edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërsa u zotua se shteti shqiptar do të vazhdojë me ndihmën e pakursyer dhe të gjithanshme për Kosovën, sidomos në agjendën euroatlantike.

    Temat:
    Data: 12 Tetor 2017 14:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera