Kthehu lart

Mesazhi i myftiut për fundin e Ramazanit

Mesazhi i myftiut për fundin e Ramazanit GazetaExpress

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur konferencë ku e ka dhënë mesazhin për fundin e muajit të shenjtë për pjesëtarët e besimit islam.

Myftiu i Kosovës tha se ka arsye për festë në fund të Ramazanit.

“Suksesi i besimtarit në fushën e adhurimit dhe fitorja e tij përballë vetive të liga, janë motivi pse ai sot feston”, tha Tërnava. Po ashtu ai bëri analogji në mes të muajit të Ramazanit dhe kursit përgatitor.

“Festa është ceremonia e certifikimit në një kurs adhurimi e edukimi njëmujor, andaj nuk ka si të kalojë pa festuar”, shtoi Tërnava.

Veç tjerash ai bëri thirrje për unitet dhe ndihmë për të varfrit.

“Me avancimin e teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri-tjetrit, shoqëria njerëzore është ndarë më shumë se kurrë më parë. Në këtë kohë me këto sfida, festa vjen edhe si alternativë shoqërore që e lufton këtë zbehje të raporteve dhe e lufton varfërinë”, u shpreh ai.

Ndërsa, në fund të mesazhit Tërnava ua uroi festën e Fitër Bajramit pjesëtarëve të komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit dhe siç tha ai, “me lutjen që Allahu të na ketë pranuar angazhimin tonë shpirtërore material gjatë Ramazanit, si dhe dëshirën që siguria, paqja harmonia dhe dashuria të mbretërojnë kudo në mesin tonë”.

    Data: 14 Qershor 2018 13:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera