Kthehu lart

Merkel uron Haradinajn, ia numëron detyrat që ai ka para vetes

Merkel uron Haradinajn, ia numëron detyrat që ai ka para vetes GazetaExpress

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi ai mori postin e të parit të ekzekutivit.

Në urimin e zonjës Merkel të publikuar në ueb-faqen e kancelares thuhet se kryeministri Haradinaj dhe qeveria e tij kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira para vetes.

“Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendje”, thuhet në urimin e Qeverisë gjermane.

“Këto janë hapa kyçë drejt forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës. Qeveria federale do të vazhdojë t’ju mbështesë në këtë rrugë. Ju uroj fat dhe sukses për mandatin tuaj të dytë”, përfundon urimi. /Express/


    Data: 13 Shtator 2017 14:16
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera