Kthehu lart

Mediat serbe korrigjojnë raportimet: Vuçiq s'ka marrë plan nga Perëndimi për Kosovën, vetëm disa parime

Mediat serbe korrigjojnë raportimet: Vuçiq s'ka marrë plan nga Perëndimi për Kosovën, vetëm disa parime GazetaExpress

Disa mediume në Beograd sot gabimisht i kanë transmetuar deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Sofje, duke thënë se shefi i shtetit serb ka deklaruar se i është dorëzuar plani për Kosovën.

B92 është mediumi që, sipas të gjitha gjasave, ka raportuar gabimisht duke e korigjuar më vonë informacionin. 

Ky medium thekson se Vuçiq ka deklaruar se i janë dorëzuar vetëm disa parime, sinjale ose principe bazike.

“Ne e kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, kishte cituar B92 Vuçiqin fillimisht.

    Data: 16 Maj 2018 21:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera